Promovohet libri me rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe në shënimin e 19 qershorit-Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt kanë promovuar librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”, raporton Ekonomia Online.

Shyrete Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksale gjatë luftës, tha se ky libër do të shërbejë në dokumentimin e krimeve.

Ajo ka shtuar se ende ka shumë punë që të mbërrihet drejtësia dhe se përkrahja e familjarëve është më se e nevojshme.

“Jam shumë ë nderuar që po marrë pjesë në këtë ngjarje. Iu falënderoj që çështja jonë po diskutohet dhe avancohet në mënyrën të vazhdueshme. E falënderojë KRTC-në që po na mundësohet jetë të dijitetshme”.

“Ka shumë punë për tu bërë që të vihet drejtësia. Libri do të shërbejë në dokumentimin e krimeve, e mirë është që familjarët kanë folur lirshëm në këtë libër dhe mbështetja e tyre është më se e nevojshme”.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, tha se është i rëndësishëm dokumenti i krimeve të luftës dhe spo po punojnë në këtë drejtim, raporton EO.

“KRTC e falënderojnë për punën që po bën. Falënderoj edhe gratë që kanë rrëfyer. Jemi të vetëdijshme për përgjegjësinë që kemi si institucione që të mbijetuar të kenë mundësi t’i adresojnë çështjet e tyre”.

“Deri më tani institucionet nuk kanë bërë aq sa organizatat, dokumenti është shumë i rëndësishëm. E gjithë kjo punë është shumë e rëndësishëm dhe kemi obligim të jemi më afër tyre”.

Libri është përpjekje për të dokumentuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe jehonën traumatike që këto përvoja kanë në organizimin familjar, komunitar dhe shoqëror.

I përpiluar në formë rrëfimeve të historive gojore, libri shqyrton implikimet e dhunës seksuale në luftë dhe drejtësinë sociale përmes tregimeve të burrave dhe grave, vajzave dhe motrave, që bashkëjetojnë dhe ballafaqohen me traumën, turpërimin dhe stigmën kolektive.

Dokumentimi i këtyre historive po ashtu synon të kontribuojë në diversifikimin e rrëfimit për luftën në Kosovë. Libri është i përgatitur në tri gjuhë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme