Promovohet libri “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës”, vlerësohet si kontribut në argumentimin e pavarësisë

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 12:40 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Libri “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës”, i promovuar në Bibliotekë  Kombëtare është vlerësuar si kontribut në argumentimin e pavarësisë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , redaktor përgjegjës Arsim Bajrami tha se ky libër është kontribut i argumentimit të pavarësisë së Kosovës.

Bajrami thotë se në librin e saj, autorja e merr moment kthese luftën e UÇK-së dhe historike  Konferencën e Rambujes.

“Kjo do të jetë një kontribut në argumentimin e pavarësisë së Kosovës. Libri tregon procesin e sovranitetit të Kosovës qysh nga viti 1912 kur iu bë një e padrejtë e madhe. Autorja konstaton me të drejtë se lindja e këtij shteti nuk është aspak e lehtë. Ta ruajmë këtë shtet që është rezultat i sakrificës së UÇK-së që bëri që Kosova të dal në sfodin e të vërtetës. Autorja e merr moment kthese luftën e UÇK-së, momente historik edhe Konferencën e Rambujes”, tha Bajrami.

Ish-ministri dhe anëtari i komisionit hartues të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, tha se në këtë libër ka argumente të mjaftueshme që shteti i Kosovës ka lindë në mënyrë delikate.

“Autorja zbërthen rastin e Kosovës si një rast “suigeneris”, kombinim i luftës, rezistencës e angazhimit ndërkombëtar. Ka argumente të bollshme që lindja e këtij shteti ka qenë delikate.

 Fehari Ramadani recensent i librit  tha se në këtë libër paraqitet  politika shfarosëse e Serbisë.

Me këtë vepër pasqyrohet politika shfarosëse e Serbisë në Kosovë si vrasje e të dhëna mbi shkatërrimet, plaçkitjet e djegiet. Ky studim është rezultat i një pune të gjatë kërkimore të autores që i qaset në mënyrë shkencore e kritike. Me këtë vepër autorja arriti të hulumtoj një mori ngjarjesh të panjohura. Ato ofrojnë informacione të rëndësishme për zhvillimin e luftës dhe do të jetë një burim për gjeneratat e ardhshme. Prezantohet krimet e kryera dhe ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës”

Të ngjashme