Promovohet libri universitar “Hidraulika e ujërave nëntokësor”, i autorit Lavdim Osmanaj

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 11:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Fakultetin Teknik është bërë promovimi i librit universitar “Hidraulika e ujërave nëntokësor”, i autorit Lavdim Osmanaj, raporton Ekonomia Online.

Enkelejda Gjenali, profesoreshë nga Tirana, tha se ky libër po publikohet në një kohë moderne.

“Libri publikohet në një kohë kur vendeve tona do tu kërkohet të zbatojnë direktiva e BE për mbrojtjen e ujërave nëntokësor. Libri ka vlerë të madhe që do tu vihet në dispozicion studiuesve.

Neritan Shkodrani, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë Tiranë, tha se libri do t’u shërbejë jo vetëm studentëve por edhe specialistëve të fushave të tjera.

“Ky libër trajton problematikat e hidraulikës në fushën e ujërave nëntokësor. Presim botime tjera në të ardhmen”.

Florim Grajqevci, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, tha se ky libër është i mirëseardhur për studentët.

“Në këtë fakultet prodhohet puna dhe kontributi i mësimdhënësve. Kërkesa e pandarë është rritja e pasurive të autorëve”.

“Fakulteti jonë organizon edhe programe të tjera të bachelor dhe master. Ky libër do t’u shërbejë studentëve. Pamjaftueshmëria e resurseve zvogëlon sasinë e ujit. Uroj që fakultet tona të vazhdojnë punën e përbashkët”.

Recensenti i librit, Vahdet Pruthi tha se në libër trajtohen njohuritë themelore sa i përket ujërave nëntokësore, raporton EO.

Autori i Librit, Lavdim Osmanaj, tha se librin e ka shkruar me përkushtim të madh dhe me ndihmën e miqve.

“Sot kam bërë promovimin e librit. Ideja për të shkruar këtë libër ka ardhur nga bashkëpunimi me Sylejman Xhelepin”.

“E kam shkruar këtë libër me përkushtim të madh. Shpresoj që ky libër të ketë një pikë ujë”.

Të ngjashme