Promovohet libri “Zhvillimi ekonomik dhe shtetndërtimi”, paraqet sfidat deri në pavarësi

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 13:51 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është përuruar libri “Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi” nga autori Ismail Kastrati, raporton Ekonomia Online.

Recencisti Musa Limani ka thënë se Kastrati ka arritur që përmes këtij libri të kombinojë me pendatëri të madhe përvojën praktike me atë teorike.

Sipas Limanit autori përmes librit të tij ka elaboruar deri në detaje politikat dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik.

“Ky libër paraqet vazhdimësinë e monografisë ‘Rrënimi dhe rimëkëmbja e Kosovës’ si dhe botimeve të dy kronikave shumë të arritura që bashkërisht kemi promovuar dy vite më parë ‘Kohë ëndërrimesh’ dhe ‘Kohë zhgënjimesh’ nga Kastrati”.

“Në librin e radhës ai me pendatërinë më të madhe ka kombinuar përvojën praktike e arritur përgjatë disa dekadave dhe ngritjen profesionale teorike e hulumtuese duke e elaboruar deri në detaje politikat dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik”, është shprehur ai.

Ndërsa redaktori Sylejman Dermaku ka shfaqur nga përmbajtja kryesore e librit të Kastratit. Ai ka njoftuar se libri paraqet sfidat ekonomike të Kosovës deri në pavarësimin e plotë.

“Siç dihet Koosva gjatë kësaj periudhe u përballë me sfida të shumta politike, shoqërore e ekonomike. Kosova deri te pavarësia gjendej nën administrimin ndërkombëtar civil e ushtarak përkatësisht nën protektoratin ndërkombëtar të udhëhequr nga UNMIK”.

“Në këtë periudhë bartësi i vetëm i politikave të vetme makroekonomike ishte UNMIK-u në fillim përmes Këshillit për Politika Ekonomike e më vonë përmes shtyllës së katërt, në ç’rast institucionet dhe organet vendore nuk kishin thuajse kurrfarë kompetencash në fushën ekonomike”.

“Pas zgjedhjeve të lira në 2002 disa kompetenca u bartën në kompetencën e organeve përkatëse vendore, por edhe më tej deri te pavarësia fjalën kryesore në fushën ekonomike e kishte faktori ndërkombëtar”, ka sqaruar ai.

Të ngjashme