Promovohet monografia kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, cilësohen simbol i trimërisë në luftë

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 13:01 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të mërkurën është promovuar monografia kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, e autorit, Ekrem Lladrovci, raporton Ekonomia Online.

Izet Abdyli, sekretar i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se lidhja familjare e autorit me të dy heronjtë ka bërë që gjithçka e rrëfyer në libër të jetë shumë reale e aktuale.

“Duke qenë përherë afër që nga fëmijëria, Ekremi në mënyrë spontane ka rikujtuar detaje interesante që nga fëmija e Fehmi Lladrovcit”.

“Lidhja e tyre si djem të axhallarëve ka bërë që kjo lidhje të jetë më e fortë. Janë shumë me vlerë skicimi i bisedave”.

Xhevat Syla, redaktor i librit kujtoi takimin me Ekrem Lladrovcin për botimin e këtij libri. Tutje ai tha autori se me rrëfimet e tij e ka bërë për vete menjëherë.

“Ato janë shkrime e të dhëna për një figurë të ndritur kombëtare. Si shumë kujt edhe mua nga të gjithë heronjtë Fehmi Lladrovci bashkë me Xhevën më kishin ngelur më kujtesë për heroizmin dhe përkushtimin”.

“Më ishte ngulitur në kokë deklarata në BBC ‘vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësorë’, kjo ishte fjalë e madhe, por e shqiptuar nga shpirti”.

Tutje ai tha se Fehmi Lladrovci bashkë me Xhevën u bënë simbol i trimërisë në luftë dhe se populli do t’i përkujtojë gjithmonë.

Ai më tej shtoi se autori interesohej që kujtimet të dilnin sa më mirë të artikuluar.

“Shkrimi i kishte rrjedhur vetvetiu. Në librin e tij ‘Baci im’, Ekrem Lladrovci shkruan për aktivitetin e tij patriotik për ndjekjet, bastisjet, për familjen e autoritete të cilës i takonte. Shkruan për maltretimet që i bëheshin familjes”.

Syla tha se autori tregon se si bashkëluftëtarët vuajtjet i kthenin në këngë.

“Në këtë libër bëhet fjalë edhe për qëndrimin e Fehmi Lladrovcit në Zagreb”.

Sabit Lladrovci, bashkëluftëtar i Fehmi Lladrovcit tha se ai iu ka dhënë shumë vullnet dhe moral për luftë.

Autori i librit,  Ekrem Lladrovci falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe tha se libri është kontribut i vogël në krahasim me veprën madhore të të dy heronjve, raporton EO.

“Puna ime në këtë libër është kontribut i vogël në krahasim me veprën madhështore të heroit Fehmi dhe heroinës Xhevë Lladrovcit”.

Të ngjashme