Promovohet plani për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 09:48 | Nga

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të promovojë Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë.

Ky aktivitet mbështetet nga UNDP, si dhe në partneritet me Qeverinë Japoneze.

Në këtë aktivitet, do të jetë i pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni si dhe përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të ngjashme