Pronari i kompanisë Frutex do të tregoj mbi sekretin e suksesit në Kosovë në European College of Kosovo

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

European College of Kosovo, në kuadër të programit profesional “Shitja & Shërbimi ndaj Klientit”, të shtunën do të ketë të ftuar si mysafir folës Shaqir Palushi, me të cilin do të bashkëbisedojnë mbi sekretin e suksesit në Kosovë.

Shaqir Palushi është pronar i kompanisë Frutex në kuadër të cilës bëhet prodhimi i pijeve të frutave Relax dhe pijes Golden Eagle Energy Drink e cila eksportohet në 20 shtete të botës.

Përmes programit “Të mësojmë nga liderët” ndër vite European College of Kosovo synon të ofroj mundësi bashkëbisedimi, rrjetizimi dhe mësimi praktik nga ndërmarrës dhe personalitete të cilët tashmë kanë arritur sukses në tregun e punës në nivel vendor dhe ndërkombëtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme