Pronari i një lokali sulmon fizikisht ekipin e RTV Dukagjini, reagon AGK

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizikisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.

Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.

Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person.

Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

Të ngjashme