Pronat e Manastirit të Deçanit – mosrespektimi i vendimit të Kushtueses precedent i keq, presioni do të rritet

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 08:34 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë i kanë intensifikuar thirrjet për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese që i njeh të drejtë Manastirit të Deçanit mbi disa prona në këtë pjesë.

Përderisa vendimi nga analistët po konsiderohet politik, madje ata vlerësojnë se me të drejtë protestohet nga banorët e asaj ane, ndonëse ka një vendim nga organi më i lartë në vend.

Shemsi Jashari nga “Demokracia fillon këtu” ka thënë se institucionet çoftë lokale, qendrore do të duheshin shumë m herët t’i bënin “detyrat e shtëpisë” dhe të prezantonin argumente dhe fakte para Gjykatës Kushtetuese.

Madje sipas ti ekziston mundësia që ky vendim të mos zbatohet, teksa shton se mosrespektimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese përbënë një precedent të keq e çka mund të ndikojë edhe në shtimin e presionit nga faktori ndërkombëtar.

“Kemi një vendim tashmë të Gjykatës Kushtetuese ku i jep të drejtë Manastirit të Deçanit për ato prona të cilat kanë qenë kontestuese tash e sa kohë dhe jemi para aktit të kryer. Institucionet çoftë lokale, qendrore do të duheshin shumë m herët t’i bënin detyrat e shtëpisë dhe të prezantonin argumente dhe fakte para Gjykatës Kushtetuese pasa se të merrej vendimi sepse mosrespektimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese përbënë një precedent të keq e çka mund të ndikojë edhe në shtimin e presionit nga faktori ndërkombëtar, e dimë këtu që përveç aspektit ligjor dhe zbatimit të obligueshëm të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe sentimentin e minoritetit serb  këtu ku jo rrallë herë janë diskriminuar pozitivisht edhe për çështje të arritjes së një paqe të brendshme, ruajtjes së raportit, një stimuli që i jepet pakicës serbe këtu për tu integruar në institucionet e Kosovës ose për të marr rrugë, marrëveshja finale”.

“E kemi parë edhe bashkësinë ndërkombëtare që kanë qenë shumë të ndjeshëm në raport me serbët këtu dhe me pronat e kishës në këtë rast të Manastirit të Deçanit. Dyshoj shumë që ky vendim ka mundësi të moszbatohet”, tha ai.

Tutje ka shtuar se VV-ja para se të vinte në pushtet ishte e zëshme se këto prona nuk duhet të jepen, por pavarësisht se janë në Qeveri e sheh të vështirë implementimin.

“Kemi pasur disa Qeveri që e kanë prolonguar implementimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese rreth pronave për Manastirin e Deçanit, dhe këtu përveç asaj që disa prona merren nga Manastiri i Deçanit dhe që janë pengesë për zhvillimin ekonomik lokal të saj zone, ka të bëjë edhe me aspektin e mbështetjes qytetare kundër këtij vendimi, kundër dhënies së pronave për Manastirin e Deçanit”,

“…si zakonisht politikanët mendojnë shumë për mbështetjen popullore, për votën që mund të ndikonte në të ardhmen për krijimin e një argumenti që u jepet subjekteve të tjera opozitare në raport me këtë temë e kemi pa një qëndrim bukur të zëshëm të LVV-së sa ishte në opozitë që kjo nuk duhet të ndodh, dhe këto prona nuk duhet të jepen, dhe me qeverisjen e tyre kjo nuk do të lejohet, tashmë jemi para një akti tjetër ku e kemi LVV-në në Qeveri, një vendim gjykate dhe një detyrim ligjor për ta implementuar dhe mendoj se kjo e bënë më të vështirë implementimin e këtij vendimi, megjithëse unë nuk shohë alternativë tjetër përveç implementimit të këtij vendimi pavarësisht pasojave që mund t’i kemi”.

Profesori universitar, Fatmir Çollaku, thotë për Ekonomia Online, se vendimi bie ndesh me interesat e qytetarëve të asaj komune.

“Fjala është për një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili përmbajtja e atij vendimi bie ndesh me interesat e qytetarëve të asaj komune, bëhet fjalë për tokat të cilat sipas asaj që ata deklarojnë dhe natyrisht që kanë argumente, janë toka të tyre të cilat me një vendim më shumë politikë se juridik janë kthyer Manastirit dhe tash sërish po kërkohet që t’i takojë Manastirit të Deçanit”.

“Në të vërtetë në këtë vorbull të këtyre relacioneve është më shumë politike dhe juridike, kjo çështje, prandaj dhe unë personalisht u jap të drejtë qytetarëve më shumë se sa vendimit gjyqësor”.

Ndër të tjera ai theksoi që kisha do të duhej të dëgjonte edhe kërkesat e qytetarëve dhe interesat e  komuniteti që me një kohë shumë të gjatë jetojnë aty, raporton EO.

“Institucionet kanë mandatin e tyre, dialogu është gjithmonë më i mirë mes palëve, në këtë rast Qeverisë si palë dhe Manastirit, por edhe më e mirë kish me qenë që ata të pranojnë dhe të bëjnë së paku ndonjë marrëveshje me Qeverinë me interes të përbashkët, edhe të kishës edhe të komunitetit”.

“Në instancën e fundit nëse kisha dhe parimet e sajë dhe e drejta e sajë bien ndesh me interesin jetik të qytetarëve që frekuentojnë aty me shekuj, atëherë konsiderojë që nuk është punë e mirë dhe nuk është çështje e zgjidhur mirë as për kishën. Prandaj në një mënyrë apo tjetrën kisha do të duhej të dëgjojë edhe kërkesat e qytetarëve dhe interesat e ati komuniteti që me një kohë shumë të gjatë jetojnë aty dhe është toka e tyre”.

Të ngjashme