Protesta me bori dhe radhë të gjata në Morinë (Video)

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 23:39 | Nga Ekonomia Online

Radhë të gjata të veturave të cilat kanë pritur në pikëkalimin kufitar në Morinë kanë protestuar me bori për shkak të pritjeve të gjata.

Siç bëhet e ditur nga mediat në Shqipëri, këto pritje janë si pasojë e kontrolleve anti-Covid.

Në një video e cila është publikuar sonte, shihen radhë të gjata të veturave të cilat po presin për ta kaluar kufirin, ndërkaq dëgjohet zhurmë e madhe e krijuar nga boritë e veturave.

Për shkak të rritjes së numrit të të vdekurve dhe rritjen e rasteve me COVID-19, Kosova ka vendosur disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera është shkurtuar orari i lëvizjes, gjithashtu janë shtrënguar kontrollet në kufi.

Të ngjashme