Protesta në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares, aktivistja: Ka dështu edhe nëna e vajzës

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë në sheshin “Skënderbeu” kanë protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi tha se dështuan të gjithë. Ajo pati kritika edhe për prindërit e 11-vjeçares.

“Nuk ka dështuar shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështuar krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështuar”.

“Ka dështuar nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështuar prindër e atyre djemve që i kanë edukuar në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.

Të ngjashme