Protesta pas aktgjykimeve të para të Speciales? Flet Faton Klinaku

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se ende nuk ka ndonjë vendim për mundësinë e organizimit të protestave pas shpalljes së akgjykimit nga Specialja për dënimin e krerëve të organizatës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj me nga 4 vjet e gjysmë burgim.

Klinaku tha në Frontal të T7 se vendimi do të merret pas konsultimeve të brendshme.

“Do të vendosin organet tona drejtuese sepse unë nuk mund të vendos vetë”, tha ai.

“Nëse organet drejtuese marrin vendim, nuk është problem”, shtoi Klinaku.

Ai tha se “ata (gjykata) mund të na dënojnë edhe pse flasim, por është e kotë”.

Të ngjashme