Protestat në Irak lënë të vdekur 100 persona

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve nga protestat e vazhdueshme antiqeveritare në Irak është rritur në gati 100, sipas komisionit parlamentar të të drejtave të njeriut në këtë vend.

Ai gjithashtu tha se më shumë se 3000 njerëz ishin plagosur, njofton Klan Kosova.

Autoritetet kanë provuar të kontrollojnë demonstratat – që filluan pesë ditë më parë – me ndalim-qarkullimi dhe mbyllje të internetit gati-totale.

Të shtunën, policia e rebelimeve bllokoi pikat kryesore të takimit në Bagdad.

Protestat shihen si sfida e parë e madhe për qeverinë e brishtë të Mahdit, gati një vit që prej ardhjes në pushtet.

Të ngjashme