Protestë kundër dhunës seksuale edhe në Pejë

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Në Pejë sot do të protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave do të fillojë në orën 12:00.

“Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. (Korzoja e qytetit në Pejë, ora 12:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, protesta si kjo janë duke u mbajtur në të gjitha qytetet e Kosovës.

E para është mbajtur në Prishtinë, ndërkaq ka vazhduar edhe në Mitrovicë e disa qytete tjera.

Këto protesta po mbahen pas raportimit të të disa rasteve të dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme