Protestë kundër pelegrinëve serbë, policia arreston 5 veta në Gjakovë

Gjakovë | 28 Gus 2018 | 11:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona gjatë protestës që është mbajtur në Gjakovë, në kundërshtim të ardhjes së pelegrinëve serbë në kishën ortodokse.

Komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se arsyeja e arrestimit të pesë protestuesve është pengimi i policëve që ta kryejnë detyrën si dhe dëmtimi i pronës private.

Ai shtoi se Policia është e përgatitur të qëndrojë në këtë pjesë pranë protestueseve për aq sa ka nevojë. Ai shtoi se të gjitha pjesët e qytetit të Gjakovës janë të siguruara.

Por, Gjokaj ka thënë se nuk kanë paralajmërim zyrtar se pelegrinët serbë do të vizitojnë kishën ortodokse serbe në Gjakovë.

“Deri më tani nuk kemi informatë zyrtare që do të vizitohet nga pelegrinët serbë”, tha Gjoka, raporton Ekonomia Online.

Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga organizata “Nënat Gjakovare” dhe qytetarë të Gjakovës, kryesisht familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit.

“Pa drejtësi, nuk ka qetësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”, ishin disa nga parullat që këta qytetarë mbanin në duart e tyre.

Një ditë më parë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që sivjet t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës ta vizitojnë kishën.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Kandiqin se do të angazhohet që liria e lëvizjes të garantohet për të gjithë, përfshirë edhe për ata pjesëtarë të komunitetit serb që duan të vizitojnë kishën apo shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova i ka kërkuar Thaçit të mos e lejojë vizitën e serbëve në kishën në Gjakovë.

Të ngjashme