Protestë para ambasadës së ShBA në Prishtinë, e lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetet sociale po bëhet thirrje për protestë para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.

Protesta është thirrur për ditën e shtunë nga ora 10:30, dhe parashihet të përfundojë në mesditë.

Portali arbresh.info merr vesh se kjo protestë është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

“Nëpërmjet kësaj proteste paqësore ne do të tregojmë se Kosova mbështet kauzën për të drejtat dhe liritë njerëzore, civile dhe politike të afro-amerikanëve”, thuhet në thirrjen e protestës.

Ngjarja në rrjetin social Facebook, është organizuar nga fotografi Vudi Xhymshiti.

Të ngjashme