Protestë para komunës së Prishtinës, banorët e disa fshatrave kërkojnë transport publik

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 07:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e Prapashticës dhe disa fshatrave të tjera kanë protestuar para komunës së Prishtinës, duke kërkuar transport publik, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre ndonëse ndodhen shumë afër kryeqytetit këto fshatra nuk kanë transport të rregullt dhe se po u vështirësohet qarkullimi.

Asllan Bekteshi, mësues në Shkollën Fillore “Azem Salihu”, në Gllogivicë tha që kanë bërë ankesa disa herë, por nuk kanë marrë përgjigje, duke shtuar se presin zgjidhje nga kryetari Shpend Ahmeti.  

“Gati një vit jemi pa transport publik, dhe na ka shkaktuar probleme sidomos për nxënësit e shkollave por edhe për punëtorët që janë detyruar me ndërprerë punën si pasojë e transportit”, tha Bekteshi

Tutje ai tha që nëse nuk realizohen kërkesat e tyre nuk do ndalen me protesta.

Kurse Enes Ibrahimi, student në Fakultetin e Bujqësisë, tha se e ka të vështirë për të udhëtuar.

“Udhëton shumë kilometra dhe shumë herë kam marrë mungesa si pasojë e transportit publik.

Këta banorë të disa prej fshatrave të komunës së Prishtinës kanë bërë ankesa disa herë dhe për gati një vit janë pa transport.

Të ngjashme