Protestë-vallëzimi për profën s’mbahet në Prishtinë, por pritet të mbahet në Vushtrri

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Protestë-vallëzimi i dedikuar për profesorin vushtrrias Lulzim Paci nuk është mbajtur në Prishtinë.

Organizatorët kanë thënë se ngjarja e titulluar “Vallëzojmë kundër bullizmit” ka dështuar për shkak se komuna e Prishtinës nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë me arsyetimin se në sheshet e kryeqytetit do të vendosen tendat e vaksinimit.

Rron Haxhiislami nga studio e vallëzimit “Love and Dance Prishtina” ka thënë për Klankosova.tv se megjithatë ‘protesta’ do të mbahet në Vushtrri në orën 14:00, ashtu siç ishte paralajmëruar.

“Komuna e Prishtinës lajmëron se nuk mund të realizohet fushata vetëdijësuese, “Vallëzojmë kundër Bullizmit” në sheshet e Prishtinës, me arsyen se qendrat e vaksinimit do të vendosen në sheshet e Prishtinës po këtë ditë! Këtë fushatë vetëdijësuese do ta realizojmë nesër vetëm në Vushtrri nga ora 14:00”, ka thënë ai.

Këto protesta janë organizuar pas billuzimit që i është bërë këtij të fundit, pasi ai kishte publikuar video duke vallëzuar në TitkTok.

Të ngjashme