Bllokohen rrugët e Drenasit, mbahet protestë në mbrojtje të të miturës

Drenas | 08 Shk 2019 | 12:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Drenas është mbajtur protesta e organizuar nga një grup organizatash në mbrojtje të nxënëses së dhunuar nga një profesor e më pas edhe nga një polic, raporton Ekonomia Online.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetari Ramiz Lladrovci dhe numër i madh i nxënësve të kësaj komune.

Rrugët e kësaj komune janë bllokuar për automjete, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur tek shkolla “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu”, për të vazhduar me marsh.

“Pro mësim, jo përdhunim”, “Kamerat e burgut po presin” janë dy nga të shumtat e pankartave të protestuesve.

Në të njëjtën orë është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga kjo komunë.

Të ngjashme