Protestohet kundër abuzimit dhe dhunës ndaj grave, shprehen të zhgënjyer me institucionet

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Art dhe Komunitet, Artpolis, ka realizuar performancën artistike dhe marshin me moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, si formë proteste ndaj abuzimit dhe dhunës ndaj grave, raporton Ekonomia Online.

Protestueset, të veshura me rroba të bardha dhe me shenja dhune të improvizuara në fytyrë, marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës, për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku vendosën në tokë një pano me moton e kësaj proteste.

Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Udhëheqësja e organizatës Artpolis, Zana Hoxha tha se abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë dhunës po ndodh edhe për shkak të mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe “ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave”.

“Marshi i sotëm dhe protesta ka për qëllim që rastet e dhunës ndaj gruas të mos jenë kaq të shpeshta siç janë bërë dukuri tashmë dhe këto vrasje të ndalen. Ne me qëllim nuk kemi dashur të mbajmë fjalim, unë vetëm po ju them se fakti që po e bëjmë këtë protestë kështu në heshtje, pa fjalë vetëm me prezencën tonë, është se shumica e grave në Kosovë, e sidomos ato që vijnë nga grupet margjinalizuara, duhet ta durojnë dhunën në heshtje dhe shpesh familja e institucionet e mbyllin derën dhe nuk duan t’i dëgjojnë”, ka thënë njëra nga organizatoret e këtij marshi.

Të ngjashme