Protestohet kundër ndotjes së ajrit, kërkohet përgjegjësi nga institucionet (LIVE)

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 12:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Me parulla në duar me moto si “Kërkojmë transparencë për ndotje”, “ky ajër po na nxen frymën”, “u ngulfatëm”, ata po qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.

Vullnet Krasniqi, njëri nga organizatorët, ka kërkuar përgjegjësi e veprime të menjëhershme nga institucionet e jo fjalë të “kota”.

“…nuk duam të ju dëgjojmë duke folur, por dua ajër të pastër. As një pret të zgjedhurve nuk ka bërë për ajrin. Keni bërë ligje nuk i keni zbatuar, jeni shndërruar në numra që flasin, qytetari po ngulfatet nga ajri i papastër”.

“Nuk duka të ju dëgjojmë asnjërin prej juve, duam veprimi të menjëhershëm, duam përgjegjësi për ajrin e ndotur”.

“Njëjtë sikur Kuvendi i Kosovës do të diktoj edhe Kuvendi i Prishtinës, pas 17 vitesh po iu bjen në men me diskutuar, nuk duam fjalë, duam ajër të pastër”.

Në një bisedë për EO edhe qytetarët janë shprehur të shqetësuar për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Adnan Shabani tha se ajri në Prishtinë është shumë i dëmshëm, mirëpo ai nuk e mbështet iniciativën për ndaljen e veturave në kryeqytet.

“Ideja për protestën është shumë e qëlluar, sepse ne jemi vazhdimisht ndër shtetet e para për ajrin më të ndotur në botë, mirëpo nuk e mbështes vendimin  për ndaljen e veturave në kryeqytet”, tha ai.

Fatmir Mustafa tha se e mbështet iniciativën e qytetarëve për të protestuar.

“Edhe pse nuk isha pjese  kësaj proteste, e mbështes këtë iniciativë të qytetarëve, për të protestuar kundër ndotjes së ajrit”, tha ai.

Protesta ka përfunduar e qetë, më vënien e pankartave që protestuesit mbanin në duar, para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët kanë paralajmëruar protestë edhe javën që vjen, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Nga sot ka filluar ndalimi i qarkullimit të veturave në qendër,  për të ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

DREJTPËRDREJT – Mbahet protesta kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 31, 2018

Të ngjashme