Protestohet para Qeverisë

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.

Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme