Protestoj: Qeveria të japë përgjegjësi për mosliberalizim

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 15:09 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i qytetarëve #Protestoj, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në mënyrë simbolike u ka dhënë vizat për burgun e sigurisë së lartë në Dyz, presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli edhe ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit.

Grupi i qytetarëve #Protestoj ka kërkuar nga Qeveria përgjegjësi politike për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizim të vizave.

#Protestoj i ka i vendosur disa pankarta para Qeverisë së Kosovës, në të cilat shihen vizat për burgun “Dyz VIP”,  për presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe deputetin e PDK-së Adem Grabovci.

Rikë Sefaj nga grupi i qytetarëve #Protestoj tha se qytetarëve u janë shuar shpresat për liberalizim të vizave.

“Përgjimet dhe dështimi për të liberalizuar vizat na mbytën shpresat se ne mund të realizojmë qëllimet tona pa pasur nevojë për njohje me politikanë të korruptuar dhe pa pasur nevojë për të thyer ligjet e vendit tonë”.

“Përqindja jonë e papunësisë është ndër më të lartat në botë, përgjimet tuaja treguan që ju talleni me shkollat tona, institucionet tona. Talleni me sistemin e drejtësisë, ngase e keni ndërtuar për interesa personale, me policinë ngase fëmijët tuaj mund t’i rrahin për qejfet dhe tekat e tyre”, theksoi Sefaj.

Të ngjashme