Protestojnë banorët e lagjes “Mati 1”, thonë se Komuna e Prishtinës i ka “harruar”

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 18:13 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë protestuar kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe problemeve të tjera që ka kjo lagje, e që po neglizhohen nga Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Banorët e kësaj lagje thonë se nuk po kërkojnë asgjë më shumë, përveç se një jetë të dinjitetshme.

Një nga kërkesat e banorëve të lagjes “Muharrem Fejza”, është edhe ndriçimi i këtyre rrugëve.

Banorët kanë thënë se ndërë cështjet me urgjente janë rregullimi dhe pastrimi i rrugës, liria e lëvizjes sipas tyre është e vështirë pasi nuk ka trotuare, ndriqim dhe infrastrukturë.

Qytetari Dren Shahini para mediave ka thënë se komuna vetëm ka premtuar ndërsa nuk ka bërë asnjë investim.

Shahini tha se jetesa në këtë pjesë është bërë e vështirë dhe se cdo ditë zgjohen me alarme të  kamionëve.

“Kjo që është dëshmi se edhe ne jemi fajtor duke mos reaguar, sic e dini edhe ju përditshmëria jonë është e rëndë rrugë e dëmtuar, pluhur që gjatë verës na i mbyt mushkëritë. Mungesa e ndriqimit shkakton pasiguri totale, mungesa e lëvizjes, tash e sa vite kemi kërkuar me vendos masa, por kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Protesta është krejt jo partiake dhe ka qëllim senisibilizimin e institucioneve komunale. Prej 2016 asnjë nga pergjegjësit komunal nuk ka ardh me dëgju hallet dhe problemet tona. Taksat asnjë centë nuk na kthehet si investim’’, tha ai, raporton EO.

‘’Kryetari gjatë mandatit është zgjedhur duket premtuar. Kanalizimi ka mbetur po i njëjti. Nuk ka nxënës që mundet dhe guxon të shkoj vetëm në shkollë se mos po e godet vetura, përditshmëria jonë është bërë e rëndë dhe e pajetueshme. Nuk na intereson cili subjekt është përgjegjësi, kemi të drejtë me ngritë kallëzim penal. Neve nuk na duhet alarm se zgjohemi nga vincat e sfirenat e kamionëve ‘’.

Banorët thonë se pavarësisht se të gjitha këto kërkesa i kanë adresuar në komunën e Prishtinës, ato kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Ky është hapi i fundit protestat e tjera të gjitha do të mbahen para komunës”, tha Shahini.

Këshilli organizativ i kësaj proteste thotë se në rast se kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, do të kërkojnë edhe shkarkimin e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti.

Të ngjashme