Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, dorëzojnë kallëzim penal ndaj menaxhmentit

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 10:17 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie ngase sipas tyre ata nuk po e respektojnë vendimin për t’i kthyer në punë këta punëtorë, raporton Ekonomia Online.

Ish-punëtorët e KEDS-it kanë paralajmëruar se do të mbajnë protestë një orëshe.

Ata thonë se dënimi prej 10,000 euro që i është caktuar KEDS-it është një dënim qesharak.

Sipas tyre, arsyeja kryesore e këtij largimi është se kanë hy të tjerë mbi baza partiake.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal,  avokati Nasuf Hasani kërkoi që këto kërkesa të merren për bazë duke mbrojtur punëtorët që te kthehen në vendin e punës.

“Dorëzova kallëzim penal ndaj drejtorit të KEDS-it, të cilin e konsiderojmë përgjegjës për moszbatimin e vendimit të gjykatës respektivisht njërës  Gjykatës Themelore në Prishtinë e tjetra i formës së prerë tani më të  Gjykatës së Apelit me çka obligohet KEDS-i që punëtorët e larguar padrejtësisht në vitin 2016-të t’i kthejë në punë”, ka thënë Hasani, raporton EO.

Ish-punëtori i KEDS-it, Shaban Marovci, tha se kanë fituar dy seanca gjyqësore, por nuk është marrë për bazë.

“Kam punuar që 18 vite, kam punuar në departamentin e financave i cili nuk është shuar punon ende, ne kemi fituar dy seanca gjyqësore po i cili menaxhment nuk na përkrahë, nuk na merr parasysh, kurrfarë arsye s’na kanë dhënë kurrfarë arsye, veç na kanë thënë që është ndërpre kontrata”, tha ai.

Ish-punëtori, Musa Imani nga distrikti i Mitrovicës tha se janë larguar në mënyrë të padrejtë nga vendi i punës pa asnjë arsye.

“Punojë plotë 31 vite, na kanë largu prej vitit 2016, pa kurrfarë arsye, pa kurrfarë baze, ne i kemi shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore, ne me u nal se kemi njet as me u dorëzu para këtyre pritjeve”, tha ai.

Numri i punëtorëve të larguar është 94 e që 10 prej tyre kanë marrë paga, të tjerët jo.

Ish-punëtorët e KEDS-it protesta të tilla kanë mbajtur edhe më herët pas largimit të tyre nga puna.

Të ngjashme