Protestojnë ish-punëtorët e Rilindjes, kërkojnë pagesën e 20% dhe që t’u njihet përvoja e punës

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-punëtorët e gazetës Rilindja kanë protestuar në oborrin e objektit ku kanë punuar më parë, raporton Ekonomia Online.

Zeqir Bekolli drejtor i gazetës “Rilindja”, ka kërkuar në emër të të gjithë ish-punëtorëve që t’u njihet stazhi i punës dhe t’u paguhet 20 përqindëshi.

Sipas Bekollit nga ky 20 përqindësh që ata kërkojnë mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë euro kompensim.

Poashtu ai është shprehur se mosmarrja parasysh e këtyre kërkesave të tyre ndër vite po i bën të ndihen të diskriminuar nga institucionet.

“Jemi grumbulluar për të ngritë zërin e protestës për injorimin që është duke iu bërë kolektivit të gjithë punonjësve që kanë punuar në gazetën Rilindja. Në radhë të parë është mohimi i deritashëm i të drejtës së punëtorëve për të marrë 20 përqindëshin. Një pasuri e madhe e gazetës është uzurpuar si pajime dhe pajisje të cilat i kanë marrë nga shtypshkronja dhe janë shit me vlera marramendëse”.

“Kërkesa jonë e dytë është edhe njohja e stazhit të punës. Ne kësaj radhe dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit publik por edhe të institucioneve. Në vazhdimësi punonjësit janë diskriminuar dhe po vazhdojnë edhe sot”.

“Ky do të jetë hapi i parë kurse hapi i dytë do të jetë pak më i avancuar duke i ashpërsuar kërkesat tona sepse nuk do të lejojë që punëtorët tanë të mbesin me 100 euro pension. Përqindja na takon edhe në bazë të konventave ndërkombëtare. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga institucionet tona. Hapi i dytë do të jetë protestë sa më masovike që zëri i fuqishëm i të pakënaqurve të trokas në ndërgjegjen e qeveritarëve”.

Agim Smakaj përfaqësuese i ndërmarrjes “Rilindja”, tha se në listë janë 600 punëtor që e meritojnë 20 përqindëshin, raporton EO.

“Momentalisht në listat e AKP- së janë 600 punëtorë, por që presim privatizimin. Pra në lista janë 600 punëtor që e meritojnë 20 përqindëshin”.

Të ngjashme