Protestojnë kompanitë funerale, kërkojnë heqjen e monopolit në këtë fushë

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 14:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompanitë funerale të cilat kryejnë shërbime të varrezave dhe të ndryshme të tjera, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

 Ata kanë akuzuar Komunën e Prishtinës se kanë bërë marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës, për të kryer këto shërbime, e të cilët po i dëmtojnë ata.

Besim Nreci, përfaqësues i protestuesve tha se BIK-u vetëm me dëftesa i rimburson qytetarët, ndërsa ata paguajnë tatim dhe lëshojnë kuponë fiskalë dhe se për këtë arsye të hyrat janë 35 mijë euro në muaj për BIK-un.

“Komuna e Prishtinës i ka jep BIK-ut hapësirë që te krijojë biznes në funeralet me të vdekurve, në shitjen e arkivoleve dhe dërrasave, kërkoj nga komuna ti ndal këto. BIK vetëm me dëftesa i rimburson qytetarët, ndërsa ne paguajmë tatim dhe lëshojmë kuponë fiskal, për këtë të hyrat janë 35 mije euro në muaj për BIK-un. Është e padrejtë që një kult fetar të bëjë këtë ne kemi gjitha mundësitë për të bërë këtë shërbim, me vetura me cilësitë më të larta. BIK-u ka monopol në gjithë Kosovën për këtë shërbim”tha ai.

Komuna e Prishtinës dhe BIK në vitin 2015 kishin arritur marrëveshje që të gjithë qytetarëve të komunës t’u paguhen shpenzimet e funeralit të familjarëve të ngushtë deri në shumën prej 171 euro.

Të ngjashme