Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot, lidhur me pakënaqësistë e tyre rreth pagave.

Në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë bëhet e ditur se do të vazhdohet me protesta deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

“Gjithashtu, paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”, njofton Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se punëtorët e Lotarisë së Kosovës tash e një vit nuk janë paguar.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme