Protestojnë punëtorët e MKRS-së, kundërshtojnë vendosjen e Presidencës në këtë objekt

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 10:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë protestuar kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie, raporton Ekonomia Online.

Ata po konsiderojnë se ky vendin i dëmton në mbarëvajtjen e procesit të punës.

Labinot Berisha, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve, tha se protesta nuk ka asnjë qëllim politik. Ai ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

“Qëllimi i kësaj proteste është ndaj vendimit të Qeverisë që është marrë për largimin e shërbyesve civil nga ky objekt tjetër ku aspak nuk i plotëson kushtet për shërbyesit civil”.

“Vetë MKRS-ja luan një rol të rëndësishëm dhe mendoj që nuk e meriton të jetë tjetër kund sepse ne e kemi vendin më shesh. Sot ky është vetëm fillimi i pakënaqësive të punonjësve. Kjo protestë nuk ka asnjë qëllimi të ngjyrave politike”.

“Ne jemi të interesua që të drejtat e punëtorëve të respektohen dinjitetshëm ashtu si i sheh ligji. Ne nuk jemi informuar aspak dhe nuk është marr parasysh vullneti i këtyre njerëzve. Ne nuk duhet të bartemi në një objekt ku qeraja është shumë e madhe, por mendojmë të jetë afër gjysmë milioni. Ne do të vazhdojmë me protestave dhe ditëve të tjera deri sa ky vendim të kthehet mbrapsht”.

Alush Sejdiu, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve të Kosovës, tha se ky vendim ka ndikim të madh në buxhetin e shtetit.

“Duhet bëhen kushte me të mira për këta punëtor sepse e meritojnë. Këto ligje për akomodim e zyrtarëve janë tepër shqetësuese. Ne kundërshtojmë fuqishëm për dy arsye madhore sepse ka ndikim të madh në buxhetin e Kosovës”.

Bislim Bislimi, punëtorë në Departamentin Ligjor në MKRS, tha se vendimi nuk është analizuar mirë, ngase ky objekt nuk i plotëson nevojat e sigurisë dhe ato protokollare për presidencën.

“Pakënaqësia ka të bëjë në aspektin e shpenzimeve. Dhe për këtë është dashtë të informohen. Protesta do të vazhdojë edhe ditëve të tjera nga ora 10:00. Po tha qe kjo nuk është analizuar mirë se ky objekt nuk i plotëson nevojat e sigurisë dhe ato protokollare për presidencën”.

Të ngjashme