Protestojnë punëtorët e RTK-së, s’duan të përfshihen në Ligjin për Paga

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 13:08 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës. Ata po kërkojnë të mos përfshihen në Ligjin për Paga, raporton Ekonomia Online.

Me parullat “Gazetarët nuk janë shërbyes shtetëror”, “Jo pazare politike me RTK”, “Jo transmetues shtetëror”, “RTK është e publikut”, punëtorët e transmetuesit publik thonë se nuk duan ta lënë RTK-në të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror.

Ata thonë se Komisioni për Administratë publike, Qeverisje lokale dhe Media e ka përfshirë RTK-në në ligjin për pagat, duke i krahasuar gazetarët me shërbyesit civil.

Gëzim Bimbashi nga Radio Televizioni i Kosovës tha se protesta të tilla do të këtë edhe në ditët në vazhdim duke paralajmëruar datë 30 janar kur pritet të miratohet ky projektligj.

“Sot kemi filluar Komisioni për administratë, qeverisje lokale dhe media, e ka fut RTK ne nuk e di çfarë ligji. Ne te vendosur njëzëri nuk do ta lejojmë transmetuesin publik të shndërrohet në transmetues shtetërorë. Kjo s’është protesta e vetme do te vazhdojmë me i shfaqë pakënaqësitë tona. RTK sot e 20 vite nuk ka pronë, gazetarët nuk kanë kushte pune jemi tu punuar në hapësira improvizuese në garazh. Hiqeni Ligjin për Paga e keni ligjin më Kuvend”, tha Bimbashi.

Protestën e punëtorëve të RTK-së e ka mbështetur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Sipas BSPK-së, Komisioni për Media, po i krahason gazetarët me shërbyesit civil të Kosovës. BSPK-ja kërkon që RTK-ja të largohet nga Ligji për Paga.

“RTK ka ligjin e saj për paga dhe statusi i RTK-së është Agjenci e Pavarur dhe me këtë rast komisioni ka bërë shkelje ligjore duke e përfshirë RTK-në në ligjin për paga”, thuhet në njoftimin e BSPK.

Lexo më shumë:

Të ngjashme