Protestojnë punëtorët teknikë të fakulteteve të UP-së, kërkojnë të ndalet diskriminimi me paga

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 10:24 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët teknikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur protestën para Rektoratit të UP-së, raporton Ekonomia Online.

Me pankarta në duar, “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”, ata kërkuan që të përmirësohen pagat dhe kushtet e punës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se nuk do të lejoj që punëtorët e sektorit privat të diskriminohen si deri më sot.

“Kemi ardh t’i tërheqim vërejtjen Rektoratit, kërkesë e jona është që këta kanë qenë punëtorë të Rektoratit dhe duhet të kalojnë direkt në menaxhimin e rektoratit sepse në këtë formë po përdoren dhe diskriminohen këta punëtorë”, tha ai.

“Nuk mund të qëndrojnë me 250 euro, kontrata që pritet të nënshkruhet nuk është që plotëson kushtet e punëtoreve, nuk do të lejojmë të diskriminohemi më. Ende pa u nënshkruar tërheqim vërejtën nuk do lejojmë që punëtoret tanë të punojnë jashtë orarit, të paguhen pak, të kenë pagë nën 350 euro e të mos kenë sigurime shëndetësore. Është obligim i Rektoratit që të bëjë hapjen e tenderit dhe deri në përfundim të nënshkrimit duhet të jete përfaqësuesi i sindikatës. Andaj tërheqim vërejtën për të mos bërë veprime të pahijshme”, tha ai, raporton EO.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të UP-së, Hysni Gashi, tha se është një kontratë që ende nuk është nënshkruar dhe nënshkrimet gjithmonë janë bërë pa prezencën e tyre.

“Kemi pasë disa takime dhe kemi kërkuar të paguhet stazhi i punës, rritja e pagave. Ne nuk mundemi me përballu me këto rroga të ulëta”, tha ai.

Ndërkohë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, derisa hyri brenda në Rektorat u tha protestuesve që këtu janë policia dhe mos të bëjnë ndonjë veprim që e tensionon gjendjen.

Të ngjashme