Protestojnë rreth 400 punëtorë të Trepçës në Stantërg, kërkojnë pagat e tyre

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Diku rreth 400 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar para minierës në Stën-Tërg për shkak se thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre.

Punën me këtët kërkesë ata e kanë bojkotuat që nga e premtja edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla.

Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani, deklaroi se do të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre derisa të ketë diçka konkrete lidhur me kërkesat e tyre.

“Jemi duke protestuar të gjitha ndërrimet, sot ka pasë të dalë para neve kryeshefi me staf të tij por deri tani nuk kanë ardhë”.

“Ne e kemi rrezikuar jetën, kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe nuk ka paga për neve”.

“Nga e premja nuk kemi punuar nuk na ka marrë parasysh askush. Ne kemi me qëndruar këtu edhe në këto kushte të pandemisë edhe nëse prekemi të gjithë me Coronavirus”, raporton klankosova.

“Këtu kemi me qëndru derisa të i marrim pagat. Po ashtu kërkojmë edhe dorëheqjen e menaxherit, pasi nuk po e menaxhon punën mirë”.

“Nëse nuk merr masa dikush ne kemi me dalë edhe në rrugë, kështu kanë thënë punëtorët”, ka thënë Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme