Protestojnë sërish kompanitë private të autobusëve, paralajmërojnë masa të tjera

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompanitë private të autobusëve kanë protestuar edhe sot kundër linjave të reja të autobusëve të “Trafikut Urban”, raporton Ekonomia Online.

Ata thonë se autobusët e “Trafikut urban”, po u hynë në linjat e tyre dhe po rrezikojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare.

Ismet Haliti, drejtor i kompanisë “Qendra 2”, tha se protesta e sotme është për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të mos shkelen vetëm kompani private. Ai ka përsëritur kërkesa e që kanë.

“…kërkojmë ruajtjen e linjave ekzistuese që me investim vetanak dhe me mund të madh i përpunuam, kërkojmë vazhdimin e bashkëpunimit me drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe përfshirjen e të gjithave proceseve sa i përket transportit publik të Prishtinës”.

LEXO Edhe: Ahmeti shuan shpresat e kompanive private të transportit

“Të trajtohet sektori privat i barabartë me sektorin publik, ashtu siç i trajton ligji të ketë kritere të arsyeshme dhe të jenë në harmoni me hapësirën që na u ka krijuar deri më tani në të gjitha fushat”.

Haliti tha se janë takuar me kryetarin Shpend Ahmeti, dhe kanë kërkuar që të trajtohen sipas ligjeve në fuqi. Edhe pse u kishte premtuar mbështetje, sipas tij, deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.

Ai madje ka paralajmëruara masa të tjera ndaj “Trafikut Urban”.

Të ngjashme