Protestojnë sërish pronarët e kiosqeve të Prishtinës, kërkojnë plotësim të kërkesave

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 09:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Me kioska tona mbajmë familjen”, “Jo ankandi i dhënë para se me dal në shpallje”, punëtoret e kiosqeve ne Prishtinë, kanë protestuar për të dytën herë para Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e kësaj proteste është ankandi që është shpallur nga Komuna e Prishtinës për dhënien e 36 kiosqeve.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

Sadudin Hasani, në emër të punëtorëve të këtyre kiosqeve ka bërë të ditur kërkesat që do t’ia dorëzojnë Asamblesë së Komunës së Prishtinës, ndërsa shtoi se presin që asamblistët të marrin parasysh kërkesat e tyre.

“Ne sot jemi mbledh të protestojmë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për dhënien e kiosqeve më qera. Nuk janë 11 kiosqe e 70 punëtor qysh ka thanë ai. Ai donë me ua marrë të varfërve e me ua dhënë të pasurve kiosqet. Kërkesat tona janë që Asambleja e Prishtinës të na e vazhdon të drejtën për kiosqe nga 10 vite deri në 40. Ne pranojmë kushtin për vetëfinancim për ndërrimin e kiosqeve”, tha ai.

“…Ne do të jem në Asamble aty. 5 milionë euro janë të papërballueshme për ne, për Kryetarin nuk  është problem. Ne do të vazhdojmë protesta deri në fund. Nuk na kanë pranuar në takim as Shpend Ahmeti, as askush tjetër. Ne kemi pa vetëm ankandin dhe s’dimë asgjë. Nëse ka drejtësi në Kosovë, nuk do të na merren. Vetë fakti që e kanë bë çmimin 5 milionë euro është për t’ua dhënë të pasurve. Ne nuk kemi më shumë se 3 mijë euro qarkullim. Ndërsa nuk jemi të punësuar më shumë se 2 apo 4 persona. I bëjë ftesë Prokurorisë që të merret më këtë rast”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Arian Mustafa, punëtor në njërën nga këto kiosqe, tha se kiosqet që i ka vendos Shpend Ahmeti në rrjetin social facebook,  janë të ngjashme me ato në Beograd.

” Ato kisosqe që i ka vendos në Facebook, Shpend Ahmeti janë vetëm në Beograd. Shumë familje varen nga kiosqet. Tash këta mbesin pa punë po ua japin atyre që kanë biznese dhe supermarkete këto kiosqe”, tha Mustafa, raporton EO.

Të ngjashme