Protestojnë sindikalistët e MPJD-së, kërkojnë të kthehet rendi Kushtetues në shërbimin e jashtëm

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka protestuar para objektit të MPJD-së lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri, raporton Ekonomia Online.

Organizatorët kanë një varg kërkesash drejtuar ministrisë duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Drejtori i Shërbimit të Jashtëm, Albert Prenkaj, tha se po o bëhet presion i vahzdueshëm, duke shtuar se në këtë ministri është instaluar sistemi i shantazhit.

Prandaj sipas tij, kjo mënyrë e të funksionarit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se në MPJD nuk ekziston ambient i sigurt i punës.

Ai madje tha se ka shumë zyrtarë të tjerë që kanë pasur frikë edhe të dalin në protestë.

“Shoqata sindikale kemi dal sot për të shprehur pakënaqësitë indinjatën me zhvillimet në këtë ministri. Kërkesa është akt i shprehjes tonë të pakënaqësive dhe veprimeve të menaxhimit të kësaj ministrie. Ajo çka po ndodh është e paprecedentë. Të gjithë jemi dëshmitar të një presioni ndaj secilit prej nesh dhe i pamë koleget që u larguan sepse janë të frikësuar. Në MPJD fatkeqësisht është instaluar sistemi i shantazhit”.

“Kjo mënyre e të funksionarit është në kundërshtim me Kushtetutën. Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt. Shoqata kërkon menjëherë të kthehet rendi kushtetues në shërbimin e jashtëm, kërkojmë të nxirret ligji i ri për shërbimin e jashtëm, të ndërpritet sulmi ndaj aktivitetit sindikal, të largohen jo profesionistët nga detyra, të shfuqizohen vendimet që kanë larguar punëtorët tonë nga puna, të ndërpritet shpalljet e konkurseve, të ndërpritet diskriminimi, të ketë trajtim merito të ligjit të pagave”.

“I keni emrat, qëllimisht nuk përmenda janë të njohur edhe për publikun. Për ata që kanë pasur frikë me dalë. Procedura e animimit fillon brenda institucionit që janë të parapara. Unë nuk i di format po fshihet prej kolegëve tanë mënyra sesi ata janë të frikësuar dhe kërcënohen për diçka”.

Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, tha se ministria po bënë shkelje në raport me diplomatët duke shkelur ligjet në fuqi.

“Sapo jemi informuar nga shoqata për veprimet nga kjo ministri në raport me diplomat. Prandaj një tendencë që t’i mohohet e drejta BSPK-së është e padrejtë”.

“Kjo ministri ka bërë shkelje mbi sindikatat pasi që nuk ka lexuar ligjin. Ne kërkojmë nga ministria ta respektojë kryetarin dhe ligjet dhe i bëjmë apel ta kthej zotëri Malokun në pozitën e tij”.

Ali Sefaj, përfaqësues i Shërbimit Civil në nivel qendror, tha se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore duke kërkuar që diplomatët të kthen në vendet e tyre të punës, raporton EO.

“Na vjen keq që krejt ky investim trajtohet në këtë format sepse janë taksat tona dhe përveç këtij epilogu të keq le të jetë një forcim për administratën. Ne mund të lëndohemi për të fituar një beteje”.

“Ajo që kërkojmë është të respektohet ligji. Si BSPK do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore. Në kërkojmë që diplomatet të kthehen në vendet e tyre të punës”.

Kërkesat e protestës:

  1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
  2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron Malokut, dhe kthimi i tij në MPJD;
  3. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
  4. Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës, të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv.SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;
  5. Të nderpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal;
  6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës;
  7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
  8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit administrativo-politik;
  9. Të ndërpriten konkurset e shpallura në mënyrë kundër ligjore;
  10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
  11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;
  12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD;
  13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese;
  14. Nxjerrja e akt emërimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil.

Të ngjashme