Protestojnë specializantët, kërkojnë specializime të rregullta e pagesën e kujdestarive

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 13:26 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i specializantëve do të protestojnë gjatë së enjtes para Administratës Qendrore të QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas organizatorëve protesta vjen si rezultat i mospërgjigjes ndaj kërkesave të specializantëve drejtuar ministrisë së Shëndetësisë e Qeverisë.

Sami Pnishi, specializant i Klinikës së Neurokirurgjisë tha se kërkesat e tyre janë përsëritur disa herë dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Ai ka bërë të ditur se po kërkojnë specializime të rregullta e pagesën e kujdestarive.

“E para është që të kalojmë nga specializantë me vetëfinancim në specializantë të rregullt dhe kërkesa e dytë është që të paguhen kujdestaritë qe mbahen gjatë vikendeve dhe ditëve të rregullta”.”Arsyeja pse ju kemi thirr sot është me paralajumëru një protestë që ne e kemi organizu tash e sa ditë. Kërkesa vjen si rezultat i mos përgjigjes ndaj kërkesave tona të Ministrisë së Shëndetësisë dhe komplet qeverisë. Ato janë përsërit disa herë, shumica prej tyre s’kemi marrë përgjigje hiq, në disa përgjigje jo të kënaqshme. Pra na nesër do të dalim në protestë komplet specializantët ata me vetëfinancim dhe me financim. Me dy kërkesa kryesore. E para është që të kalojmë nga specializantë me vetëfinancim në specializantë të rregullt dhe kërkesa e dytë është që të paguhen kujdestaritë që mbahen gjatë vikendeve dhe ditëve të rregullta. Kështu ka qenë do të thotë ajo çka kërkojmë ne nuk është kurgjo tepër, po kërkojmë një trajtim të dinjitetshëm”.“E para është që të kalojmë nga specializantë me vetëfinancim në specializantë të rregullt dhe kërkesa e dytë është që të paguhen kujdestaritë qe mbahen gjatë vikendeve dhe ditëve të rregullta”.

Kurse Uran Halimi për Ekonomia Online tha se kërkesat e tyre drejtuar institucioneve kanë qenë tash e një vjet, raporton EO.

“Pothuajse 5 deri 6 kërkesa ju kemi drejtu Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu me kërkesë ju kemi drejtu edhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe për Buxhet dhe Financa. Po ashtu, kërkesë ne ju kemi drejtuar edhe Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Presidentes. Nga këta të tre më lartë të cekur nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje nga ta dhe kërkesa jonë as nuk është shqyrtuar”.

Halimi tutje tha se pavarësisht pagave të ulëta, prap po punojnë mirëpo kërkojnë që t’u paguhet edhe kujdestaria.

“Andaj thirrja për protestë bëhet që të realizohen kërkesat tona. Nëse doni me ndal ikjen e mjekëve prej Kosovës atëherë duhet me kthy vëmendjen . Vitin e kaluar sipas informatave janë dal 60 milionë euro nëse s’gaboj për shëndetësi. Ndërsa këtë vit janë nda 55 milion euro, pra këtë vit kemi buxhet edhe më pak për shëndetësi. Na e shtojmë pyetjen si mund ta ndalni ikjen e mjekëve nga Kosova nëse ju nuk i’a krijoni kushtet e punës, nëse ju mjekët nuk i suportoni ose nuk i mbështetni, mos i motivoni që ata të qëndrojnë në Kosovë”. 

Përfaqësuesi i specializantëve me vetëfinancim shtoi se në miratimin e buxhetit 2022 është momenti i fundit kur duhet të reflektojnë të gjitha institucionet.

“Përndryshe protesta jonë që është thirrur për nesër do të vazhdojë edhe ditëve të tjera, këtu nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të bojkotit të procesit specialistik dhe ndryshimin e masave tona ndaj pakënaqësisë tonë të cilin e shprehim”.

Protesta e tyre do të fillojë para Administratës Qendrore në QKUK e do të vazhdojë deri te Ministria e Shëndetësisë./EkonomiaOnline/

Lexo më shumë:

Të ngjashme