Protestojnë zjarrfikësit, kërkojnë nga Qeveria reflektim

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 11:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Zjarrfikësve ka mbajtur sot protestë para ndërtesës se Qeverisë,  në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan ne protestën e korrikut.

Përmes protestës ata kërkuan qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë, raporton Ekonomia Online.

Protesta nisi nga parkingu i Pallatit te Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së Zjarrfikëseve, tha se përkundër përpjekjeve të tyre në lidhje me realizimin e kërkesave të tyre, institucionet ende nuk kanë reflektuar.

Beka njoftoi se sot në orën 15:00 ata në takim do i pres edhe Kryeministri i Kosovës, derisa edhe shprehen skeptik se do ketë zgjidhje të kërkesave të tyre.

“Sot jemi mbledhur këtu që të protestojmë për realizimin e kërkesave tona. Pasi që më 12 korrik kishim edhe një protestë por që nuk u realizuan kërkesat tona ata sot na detyruan të dalim sërish në shesh e ta ndrisim zërin. Prandaj pasi që deri tash nuk ka asnjë reflektim lidhur me këtë çështje nga institucionet tona, sot po kërkojmë që të na realizojnë këto kërkesa. Pasi që asnjë kërkesë e jona nuk është realizuar, kjo gjendje ka ngritë shqetësim dhe revoltë te zjarrfikësit”, ka thënë Beka.

“Kryeministri herën e kaluar na ka prite me qaj e me kafe, duke na thënë që brenda një kohë të shkurtë do të realizohen kërkesat tona. Kaluan 4 muaj dhe asnjë nga kërkesat tona nuk është marrë parasysh. Ne sot në orën 15:00 do kemi takim më Kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që tash do na bëjnë zgjidhje

Zymri Krasniqi, kryetar i Këshillit protestues paralajmëroi revoltë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Sot bashkë me shokët tanë jemi mbledhur këtu dhe jemi këmbëngulës, nuk do heqim dorë nga kërkesat tona. U bë boll më, ne nuk mundemi të rrimë duar lidhur. Ata na kanë premtuar që do na zgjidhin çështjet e problemeve tona por asgjë nuk kanë ndërmarrë. Nëse ata nuk e shohin çështjen e zjarrfikëseve si ndihmë emergjente atëherë le të vazhdojnë. Po presim vetëm edhe sot të marrim përgjigje, nëse jo do vazhdojmë në metodën tonë, ndoshta edhe do ketë revolta”, ka thënë Krasniqi.

Leonora Lokaj nga këshilli drejtues i BSPK-së, tha se BSPK e përkrahë protestën e sotme të zjarrfikëseve, derisa edhe kërkuan nga institucionet e Kosovës të reflektojnë mbi këto kërkesa.

“Bashkimi i sindikatave të pavarura i përkrahë këta protestues ne kërkesat e tyre. Ka kohë që ata po kërkojnë të drejtat e tyre me ligj, dhe është për u ardhur keq se si deri tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje. BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bere kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve”, ka thënë ajo.

 

 

Të ngjashme