Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë, kërkojnë shkarkime për mostrajtim e rasteve të dhunës

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë, ku edhe kanë brohoritur “Kryeministër i ke duart me gjak”, “Boll e fajësuar viktimën”, “Përdhunuesit e grave bë burg”, “Vrasësit e grave në burg”, raporton Ekonomia Online.

Kaltrina Fejzullahu aktiviste, ka kërkuar shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit të Procedurës Penale.

“Kërkojmë shkarkimin, e gjyqtarëve, policëve, dhe prokurorëve për mos trajtimin me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore”.

“Kërkojmë llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policore për këto shkelje. Kërkojmë plan konkret nga Qeveria e Kosovës për luftimin e dhunës në baza gjinore”.

Kurse Bjeshkë Guri tha se vrasja e 18 vjeçares duhet të jetë alarmi i fundit për institucionet, raporton EO.

“Është alarmi i fundit për shtetin që ta kthejnë vëmendjen të jeta e grave, vrasja e Marigonës është një tjetër rast”.

Protesta ka nisur te Ministria e Drejtësisë, ku është kërkuar që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme