Protestuesit mesazh Francës, Haradinaj është çlirimtar

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 13:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koha me borë nuk bëri pengesë që shumë qytetarë të Kosovës t’i bashkohen marshit protestues për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze me fletarrest nga Serbia të lëshuar në vitin 2004.

Qytetarët janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, dhe kanë marshuar deri te Ambasada e Francës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Organizatorët e këtij marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që të mos zgjaten proceduarat gjyqësore dhe Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij. Përmes kësaj kërkese ata i kanë dërguar mesazh Francës se Haradinaj është çlirimtar.

Ardian Gjini nënkryetar i aleancës për ardhmërinë e Kosovës, iu cili iu drejtua protestuesve, tha se ushtarët e Serbisë kanë kryer krimet, e jo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne nuk duhet të harrojmë që kjo Serbi e cila ka vra gra e fëmijë e plaka, që e po ashtu një popull tonë, që e ka pozon një popull tonë. Nuk kem shku na në Serbi, nuk ka shku Ramush Haradinaj në Serbi për të bërë krime, kur janë bërë krimet në Kosovë këtu kanë qenë ushtria e policia serbe të cilët kanë bërë krime dhe jo ushtarët tanë”, ka thënë Gjini.

Ai para të pranishmëve tha se nuk duhet të harrohet se Franca është shtet mik i Kosovës dhe para ambasadës do të kërkojnë vetëm vënien e drejtësisë në vend, e që është lirimi i Haradinajt.

“Duam t’i tregojmë Francës se nuk është drejtësi të mbahet Haradinaj në burg, pasi ka vënë gurthemelet e lirisë”, tha Gjini.

Gjatë marshit të pranishëm ishte edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe sekretari organizativ i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj.

Ymeri tha që politika arrestimi i Haradinaj është si rezultat i negociatave të dialogut të cilat, sipas tij, janë pa kushte dhe pa parime që po bëhen me shtetin serb.

“Edhe ky arrestim vjen si rezultat i politikës së qeverisë dhe rezultati i negociatave është ky sepse ato negociate po bëhen pa parime dhe pa kushte  të cilat po i bënë Kosova me Serbinë, e të cilat po rezultojnë në fuqizim të Serbisë dhe në dobësim të Kosovës”.

Rruga nga ambasada e Francës kishte përfundimin tek caku ku kishte filluar. “Neë Born”, kishte ndalesa e cila dha edhe përfundimin e këtij marshi protestues.

Ardian Gjini ishte ai i cili tha se letra e cila u dërgua tek ambasada franceze paraqet kërkesën për lirimin sa më të shpejt të Haradinaj.

Protestuesit marshojnë drejt Ambasadës Franceze

protesta1

Qindra përkrahës të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë nisur drejt Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Haradinaj është ndaluar, të mërkurën, nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, iu cili iu drejtua protestuesve, tha se ushtarët e Serbisë kanë kryer krimet, e jo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai para të pranishmëve tha se nuk duhet të harrohet se Franca është shtet mik i Kosovës dhe para ambasadës do të kërkojnë vetëm vënien e drejtësisë në vend, e që është lirimi i Haradinajt.

“Duam t’i tregojmë Francës se nuk është drejtësi të mbahet Haradinaj në burg, pasi ka vënë gurthemelet e lirisë, tha Gjini.

Nis marshi në përkrahje të Haradinajt

marshi

Qindra qytetarë janë mbledhur te monumenti “Newborn” në Prishtinë, nga ku do të marshojnë deri te Ambasada Franceze, në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë.

Marshi protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” është organizuar nga AAK-ja, dhe është përkrahur nga veteranët e luftës dhe organizata e tjera.

Protesta përkrahet dhe nga Nisma për Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje e disa parti të tjera të vogla.

Pjesëmarrësit do të parakalojnë rrugëve të qytetit e deri te Ambasada franceze në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë, sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ndalimi dhe mbajtja e Haradinajt ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh të shqiptarëve kudo.

 

Foto: Ekonomia Online:

Të ngjashme