Mijëra protestues mblidhen para institucioneve qendrore (Video)

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 15:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Qindra protestues kanë arritur para institucioneve qendrore për të shprehur kundërshtimet për ridefinim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fillon protesta e Vetëvendosjes kundër “pazareve me territore”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, për të marshuar drejtë objekteve ku janë të vendosur Presidenca e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.

Ata po mbajnë pankarta me mbishkrimin “Jo pazare me trojet kombëtare”, “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, raporton EkonomiaOnline.

Fjalime do të mbajnë përfaqësues nga minatorët e “Trepçës”, përfaqësues nga organizata “Thirrjet e nënave”, do të ketë recital nga aktori Afrim Kasapolli, dhe tre folës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje  vjen pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Të ngjashme