Protestuesit thyejnë xhamat e autobusit të pelegrinëve serbë në Gjakovë

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 14:05 | Nga

Qytetarët e Gjakovës janë revoltuar me ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse në Gjakovë me ç’rast kanë thyer edhe xhamin e autobusit me të cilin pelegrinët serbë kanë hyrë në qytetin e Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj- Beqiraj.

“Po është e vërtetë është thyer një xham i autobusit, dhe lidhur me këtë janë shoqëruar në stacioni policor pesë femra”, ka thënë Podrimaj- Beqiraj.

Ajo ka shtuar se ende janë duke pritur vendimin e Prokurorit se çfarë masa do të ndërmerren ndaj pesë femrave të shoqëruara në polici.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme