Provat e manipulimeve në QNR, hetuesit e Policisë po marrin me vete kopjet e formularëve

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Policisë së Kosovës po vazhdojnë ta përcjellin rinumërimin e votave në Qendrën për Numërim dhe Rinumërim të Votave të KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

Ata janë duke i marrë me vete kopjeve formularët e rezultateve të kandidatëve.

Kujtojmë që është duke vazhduar ende rinumërimi i 141 vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net, mëson se ky proces pritet të përfundojë sonte në mbrëmje.

Ndërkaq, mësohet se mbi 100 vendvotime kanë ardhë si pasojë e ankesave nga kandidatët e PDK-së, ndërsa të tjerat janë nga partitë tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme