PSD-ja dënon sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka dënuar sulmin ndaj veturës së gazetarin Shkumbin Kajtazi.

Kjo parit ka kërkuar që ky rast të hetohet menjëherë, duke shprehur se përsëritja e rasteve të tilla do të ishte fatale për institucionet përgjegjëse.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Sulmi ndaj Shkumbin Kajtazit të “Reporter” duhet të hetohet menjëherë.  Në momentin e parë që cenohet gazetari/ja, pavarësisht rasteve  konkrete, liria e fjalës duhet të bëhet çështje. Kjo e drejtë nuk është një e dhënë e fituar një herë e përgjithmonë. Rrethanat politike dhe dinamikat shoqërore janë ato që e formësojnë hapësirën ku fjala e lirë vepron. Madje, karakteri politik i rendit shoqëror ka ndër matësit relevant fjalën e lirë.

Në anën tjetër, mediat duhet të jenë pjesë e betejës për fjalën e lirë dhe mendimin kritik. Pushteti që ato bartin nuk guxon të përdoret vetëm në transmetimin e narrativave dominante e populiste për hirë të një shikueshmërie më të madhe. Nga komercializimi i medias duhet të insistohet në demokratizim të saj. 

 Rendi ligjor nuk mjafton në adresimin e problemeve të tilla. Kjo çështje është politike dhe betejë për një shoqëri të lirë. Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi duhet të hetohet me prioritet. Ky rast duhet të na shqetësojë të gjithëve. Përsëritja e tij do të ishte fatale dhe me përgjegjësi insitucionale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme