PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Vitia për keqmenaxhim me pandeminë

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 13:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Ekonomia Online.

Dren Kukaj nga kjo parti tha se Vitia nuk po di që ta menaxhojë pandeminë dhe se vendimet e mara kanë qenë fatale për njerëzit.

Kukaj, tha se kallëzimi penal ka të bëjë me keqpërdorim ndaj pozitës zyrtare dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, sipas nen 249 të Kodit Penal.

“Ne sot e kemi dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministrit Vitia, i cili më 12 gusht të këtij viti, konsiderojmë se ka konsumuar dy vepra penale, një për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe përhapjen e sëmundjes ngjitëse sipas nenit 249 të kodit penal, pasi që vendimin e datës 12 gusht nuk e ka përfill rekomandimin e IKShPK-së”, ka thënë Kukaj, i cili ka shtuar se provat e tyre përbejnë 90 faqe.

E Driton Çaushi nga kjo parti, përmendi provat që i kanë dorëzuar në Prokurori, raporton EO.

“Përkundër faktit se kemi një shpërthim epidemiologjik me pasoja tragjike e me qindra viktima, mund t’i atribuohet shumë faktorëve e që natyrisht ka të bëjë me një keqmenaxhim në fushatën e vaksinimit e në shumë faktorë tjerë”.

“Ne bazohemi në një vendim i datës 12 gusht, ku ndodhi një përshkallëzim me pasoja në njerëz dhe ai ekonomik. Kosova po kalonte një situatë të qetë deri më 22 korrik, ku pas kësaj faze fillon një shpërthim apo rritje të e numrave, e që ndërlidhet me shkallën e ultë të vaksinimit”, u shpreh Çaushi.

Ky është kallëzimi penal i plotë i dorëzuar sot në Prokurori nga PSD:

Të ngjashme