PSD-ja kërkon që punëtorët e shitjes me pakicë të përfshihen në pakot ndihmëse

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate përmes një aktiviteti në Prishtinë ka kritikuar bizneset e sektorit të shitjes me pakicë për shtypje të drejtave të punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur një pankartë në Lakrishtë, tek ura në hyrje të Prishtinës, me mbishkrimin “shitje me pakicë, shtypje me shumicë”.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, tha se kanë zgjedhur pesë nga kompanitë më të mëdha të këtij sektorit për t’i vendosur në banerë, pasi sipas tij kanë përfituar ndihna nga shteti mirëpo punëtorët e tyre nuk kanë qenë të mbështetur.

“Po e shënojmë ditën e përpjekjen e punëtorëve për kushte më të mira të punës. Për sektorin ku ka shtypje të madhe për sektorin e shitjes më pakicë, të gjithë punëtorët punojnë me paga të vogla dhe me orar të tejzgjatur. Këtu i kemi vendosur emrat e kompanive më të mëdha, ku janë subvencionua me miliona euro e këto s’kanë shkuar tek punëtorët. Ky sektor është sektor esencial, pasi na kanë shërbyer gjatë pandemisë. Këta nuk janë trajtuar si punëtorë të rrezikuar nga pandemia, dhe të përfshihen në pako emergjente. Ata nuk janë vetëm shitës, ata pastrojnë, punën e ngarkim-shkarkim, për sigurim. Shumica prej tyre nuk kanë kontrata. Duke mos qenë të mospërfshirë në kontrata nuk kanë mundur të përfshihen në pako sa do të vogla që kanë qenë. Qeveria duhet t’i listojë si punëtorë esencial dhe të përfshihen në pako ndihmëse. Pandemia ka tregu pabarazi të madhe në sektorin privat, ende nuk kemi një Qeveri që merret me këtë sektor. Pronarët kanë vazhdu me përfitua pandalesë, ndërsa punëtorët kanë punuar dhe nuk kanë përfituar asgjë”, tha Nushi para medieve:

Fjala e plotë:

1 Maji është datë e ngjarjeve të rezistencës. Prandaj s’mund të jetë ritual as ceremoni. Sot 135 vjet punëtorët e Çikagos u vranë sepse po kërkonin ditën 8 orëshe të punës. Sikur gjithçka tjetër, edhe 1 maji na mëson se tek arritjet e deritashme duhet ta shohim veç sakrificën e djersën tonë. Ato janë rezultat i përpjekjeve dhe jo gjenerozitet i zotërinjve. 

1 Majin duhet ta nxjerrim nga ndryshku ceremonial i mbetjeve të real-socializmit. 1 Majin duhet ta bëjmë rrugë, pikëpamje e pozicion. Për t’u bërë thirrje ai duhet t’i flasë grave e burrave të rropatur fizikisht nga puna e stërzgjatur, por edhe të rënduar nga ankthi i pasigurisë së punës pa kontratë.

1 Maji është dita e punës, punë që i kthehet punëtorit si hakmarrje, punë prej të cilës majmen e dhjamosen parazitët e milionave.

Subjekte të 1 majit janë mijëra shitës të qendrave tregtare që për 250 euro bëjnë shtije, pastrojnë, e kryejnë edhe ngarkim-shkarkim; janë mijëra punëtorë ndërtimi të pasiguruar që sakatohen e vriten; është dita e atyre që pastrojnë e sigurojnë objekte; është dita e atyre që tregu i ka nxjerrë tepricë kurse ideologjia arsyeton veç në mënyrë tregtare; është dita e gjithë atyre punëtorëve që siguruan vazhdimin e jetës kur të gjithë ne u strukëm për t’u mbrojtur nga virusi. Janë ata që siguruan rrymën dhe bukën, shëndetin e pastrimin. 


1 Maji e gjen organizimin sindikal në një nivel të pamjaftueshëm. Sektorë të mëdhenj të ekonomisë janë të penguar për organizim. Gjendjet e ndryshme socio-ekonomike, natyra e ndryshme e punës nuk janë arsye për ndarje e diferencime. Çfarë na duhet janë lidhjet e solidaritetit – është puna që i bashkon njerëzit përmbi dhe përkundër të gjitha ndarjeve e identiteve të shpikura. Prejardhja, feja, apo orientimi seksual nuk na bëjnë asnjërin prej nesh më pak të shtypur.

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, beard and standing
May be an image of 1 person and indoor

Të ngjashme