PSD-ja mbledh rreth 3 mijë nënshkrime për faljen e gjobave

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se deri më tani janë mbledhur rreth tre mijë nënshkrime nga gjithsejt 10 mijë sa janë të nevojshme për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.

Në një shkrim të tij në Facebook, Molliqaj tregon se gjatë ditës së nesërme ata do të jenë në Prizren, për të mbledhur nënshkrime tjera për peticionin që kërkon faljen e gjobave ndaj qytetarëve të dënuar për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid.

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Nesër në Prizren

Deri tani kemi mbledhur rreth 3000 nënshkrime nga 10.000 që na duhen për të dërguar nismën ligjore për faljen e gjobave të pandemisë në Kuvendin e Kosovës.

Nga nesër fillojmë vizitat në çdo Komunë të Kosovës. Po fillojmë me Prizrenin nga ora 11:00 deri në ora 17:00 afër Shadërvanit të qytetit.

LEXO EDHE:

Të ngjashme