PSD-ja me aksion simbolik “Evropa po i ndan njerëzit”

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik  në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, kundër deklaratave të Përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, të bëra në Beograd me moton “Evropa po ndan njerëzit”, raporton Ekonomia Online.

Sekretarja  e PSD-së Teuta Rrusta ka thënë se përfaqësuesi i BE-së për ndërmjetësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak sot na dërgoi porosi nga Beogradi lidhur me Asociacionin i cili tha që ky duhet të bëhet madje edhe duke ndërruar Kushtetutën e Kosovës.

“Siç e dini përfaqësuesi i BE-së për ndërmjetësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak sot na dërgoi porosi nga Beogradi lidhur me asociacionin i cili tha që ky duhet të bëhet madje edhe duke ndërruar kushtetutën e Kosovës. Komisari Lajçak ka zgjedhur Beogradin për të na dërguar një mesazh problematik i cili vetëm sa e përjetëson konfliktin mes dy popujve. Komisari Lajçak nuk e ka në plan zgjidhjen e problemit por ai po kërkon formimin e asociacionit që është në baza etnike që e ndan Kosovën dhe e ngrit problemin e Serbinë. Ky komisar qëndron neutral karshi njohjes. BE-ja po e luan një rol problematik dhe po i ndan popujt dhe njerëzit”, shtoi Rrusta

Të ngjashme