PSD-ja me aksion simbolik kundër Speciales: E skaduar dhe ilegale

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 13:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para zyrave të EULEX-it ka kundërshtuar Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

Aktivistë të këtij subjekti kanë vendosur në rrethojat e objektit të këtij institucioni parulla ku shkruan “e skaduar” dhe një dry nga letra.

Anëtari i kryesisë së PSD-së Zgjim Hyseni, tha se Speciales i ka skaduar afti dhe se është institucion ilegal.

Sipas tij, kjo gjykatë po tenton të ndryshojë luftën e Kosovës, duke shtuar se ata që janë pro saj, nuk janë për shtetin e Kosovës.

“Këtij institucioni prej muajit gusht i ka skaduar mandati. Një institucion pa mandat është ilegal. Kjo gjykate po mban në mënyrë të paligjshme njerëz në paraburgim dhe kjo është skandaloze dhe për të cilën duhet të ketë alarm”.

“Nuk mundet me pas drejtësi përmes shkeljes së kushtetutës. Kësaj gjykate i ka kaluar koha. Kjo gjykatë është anakronike sepse tenton ta ndryshoj luftën”.

“Kjo gjykatë se ka pasur as kohën as vendin këtu. Ata që janë për gjykatë nuk janë për shtetin e Kosovës”.

Të ngjashme