PSD-ja nis peticion për faljen e 130 mijë gjobave gjatë pandemisë

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 13:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate do të nis një peticion të enjten për faljen e gjobave të shqiptuara ndaj qytetarëve gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Anëtar i Kryesisë, Dren Kukaj, tha se kanë përgatitur një projektligj, ku përfshin periudhën prej 15 mars deri në 15 maj për faljen e gjobave.

“Ne në kuadër të Ligjit për nisma legjislative e kemi të punuar një Projektligj për falje gjobave të marruara për masat anti-Covid-19. Ajo çfarë është e rëndësishme që subjektet përfituese janë qytetarët të cilëve u janë shqiptuar masa. Ndonëse kemi përjashtuar partitë politike që janë gjobitur gjatë fushatës zgjedhore. Periudha është prej 15 mars deri me 15 maj”.

“Ne synojmë që të arrijmë shifrën prej 10 mijë peticioneve dhe të shkojë në Kuvend e të marrë miratim në mënyrë që t’u falen borxhet qytetarëve. Prania e këtyre masave duket të jetë ndëshkuese, andaj duhet të falen këto borxhe. Muajt e fundit, virusi ishte përhapur shumë dhe një numër i njerëzve humbën jetën. Deri më tani 130 mijë gjoba janë shqiptuar”, u shpreh ai.

Po ashtu, edhe Teuta Rrusta, tha se falja e gjobave është e rëndësishme pasi qytetarët janë duke u përballur me probleme financiare.

“Ajo për çka po kërkojmë nënshkrimin për ndryshimin e ligjit është falja e borxheve gjatë pandemisë. Përveç humbjeve të punës, kemi dhunë të shtuar në familje. I kemi partitë politike që nuk kanë qenë të kujdesshme sa i përket shëndetit publik. Kjo ka bërë një dëm i pasanueshëm, nëse masa nuk i prek të gjithë njësoj nuk është drejtësi”.

“E kërkesa jonë është vetëm drejtësia. Janë qytetarët që nuk kanë sesi t’u paguajnë borxhet. Peticioni vazhdon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve. Nuk është vetëm nismë por jemi në Kuvend tu e shty ndërrimin e ligjit të pandemisë. Ne çka po kërkojmë është faljen e borxheve të qytetarëve.

Të ngjashme