PSD shkruan “UÇK” në veturën zyrtare të Donika Gërvallës

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë ndërmarrë një aksion, ku kanë shkruajtur “UÇK” në veturën e ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, raporton Ekonomia Online.

Ky reagim vjen pasi Gërvalla, pati deklaruar se do ta ndihmonte Specialen me materiale që ajo i kishte në dispozicion.

Në reagimin e PSD-së pas aksionit thuhet se Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. “Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në”.

Shkrimi i plotë:

Veturës së ministres së jashtme sot ia shkruajtëm mbishkrimin UÇK. Kosova nuk mund të ketë suksese në diplomaci nëse është e shpërfytyruar nga brenda. Kosova nuk ka ku shkon pa UÇK-në.

Kurti pati thënë se nuk e pranon Gjykatën dhe nuk i dorëzon njerëzit. Pastaj tha se shteti duhet ta organizojë mbrojtjen. Tash ka nisur luftën speciale të propagandës.

Në emër të transparencës Qeveria e ka dëmtuar mbrojtjen duke deklasifikuar pagesat për avokatët. Sikur në luftë, edhe sot e njëjta këngë. Po na tregojnë sa kushton UÇK-ja. Janë shumë vesh që duan ta bëjnë kalkulimin dhe koston argument. Ky regjistër është i njëjti që para luftës na i tregonte pasojat dhe rreziqet e luftës. Këtij veshi po i fryen Kurti sot. Kalkulimi është argument i frikës, i reaksionit. UÇK-ja është e guximit, e historisë.

Të ngjashme